Të fundit

Zyrtare: Statovci nënshkruan kontratë me Phoenix-in

Faruk Statovci është rikthyer zyrtarisht në drejtimin e një skuadre në futbollin e Kosovës.

Analisti televiziv dhe ish-trajneri i KEK-ut dhe Minatorit ka arritur marrëveshje me skuadrën nga Banja e Istogut, Phoenix.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Phoenix-it, Mihdin Ferati.

“Po, kemi arritur marrëveshje me Statovcin. Kemi nënshkruar marrëveshje një vjeçare”, ka thënë Ferati për Paparacin të hënën.

Statovci tha të dielën në RTV Dukagjini se do të zhvillojë sot bisedime me skuadrën e Phoenix nga Banja.

“Është e vërtetë që kam ofertë nga Phoenixi i Banjës. E kemi lënë një takim për nesër [të hënën] rreth mundësisë së angazhimit tim. A do të bëhet zyrtare apo jo, do ta shohim nesër”, tha Statovci një ditë më parë.

Në Banjë të Istogut, Statovci do ta gjejë në stafin teknik të skuadrës së parë edhe artistin nga Mitrovica, Kreshnik Fazliu, i njohur me emrin e artit “MC Kresha”.

Video nga Paradoks

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci