Të fundit

Hoxhaj: Kurtin nuk po e marrin seriozisht ndërkombëtarët

Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, në “Rubikon” me Adriatik Kelmendin në Klan Kosova, tha se kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin nuk e merr seriozisht dhe nuk i beson askush.

Ai tha se Kurti është demantuar edhe nga Bashkimi Evropian në lidhje me planin konkret të takimit të 14 shatorit.

“Kryeministrin e Kosovës nuk e marrin seriozisht, nuk i beson askush, sepse kryeministri i Kosovës është ai i cili me 14 shtator negocion në Bruksel dhe thotë se në Bruksel vetëm ky ka bërë një propozim konkret dhe serbët kanë dorëzuar një plan të vjetër dhe me 15 shtator demantohet nga Bashkimi Evropian, ku del një plan konkret i cili ka qenë temë e debatit në mes të kryeministrit të Kosovës, presidenti serb dhe ndërmjetësve Borrell dhe Lajçak”, u shpreh ai.

Video nga Paradoks

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci