Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz, aktualisht ndodhet në Nju Jork të ShBA-së, pasi është ftuar në një ngjarje që është diskutuar për teknologjinë si dhe inteligjencën artificiale.
E, për këtë pjesëmarrje, shefja e diplomacisë kosovare e ka falënderuar Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken.
”Faleminderit sekretari Blinken për ftesën e Kosovës në një ngjarje të rëndësishme në margjinat e #UNGA ku diskutohet se si Inteligjenca Artificiale mund të ndihmojë në arritjen e qëllimeve të #SDG”, shkroi ajo në Twitter.
”Kosova dhe sektori i saj TIK janë të gatshëm të kontribuojnë në këtë fushë të rëndësishme së bashku me partnerët tanë anembanë globit”.
Thank you 🇺🇸 @SecBlinken for inviting Kosova to an important event on the sidelines of #UNGA discussing how AI can help achieve #SDG goals.
🇽🇰 Kosova and its ICT sector are ready to contribute to that important field together with our partners around the globe. pic.twitter.com/doA9Pyo2Ep
— Donika Gërvalla-Schwarz (@gervallaschwarz) September 18, 2023
Inteligjenca Artificiale (AI) është një metodë për të bërë një kompjuter, një robot të kontrolluar nga kompjuteri ose një softuer të mendojë në mënyrë inteligjente si mendja e njeriut.
AI realizohet duke studiuar modelet e trurit të njeriut dhe duke analizuar procesin njohës.