Të fundit

Ronaldo i pakënaqur me pankinën, i vendos kushte trajnerit

Portugezi ka dëshirë për të qenë gjithmonë në fushë, për të shënuar sa më shumë gola dhe vendosur sa më shumë rekorde.

Pikërisht për këtë arsye, pankina ndaj Evertonit dy javë më parë, ka mërzitur jo pak yllin portugez dhe sipas burimeve pranë “djajve të kuq”, CR7 ka pasur një takim sqarues me trajnerin Solskjaer, të cilit i ka bërë të ditur se dëshiron të luajë titullar të gjithë ndeshjet deri në ndërprerjen e radhës të kampionatit.

Solskjaer vendosi ta lërë pushim për të mos e konsumuar, megjithatë burimi i mediave britanike shton se Ronaldo i ka bërë të qartë trajnerit norvegjez se dëshiron të luajë nga fillimi dhe se do të jetë vetë ai që do të vendosë kur do të bëjë pushim.

Më pas ylli portugez ka shtuar se është rikthyer në “Old Trafford” për të fituar trofe dhe i ka kërkuar trajnerit norvegjez që nëse është mundësia, të fusë gjithmonë më të mirët në fushën e lojës./ Paparaci.com

Video nga Paradoks

"E di përdorimin e shpatave": Jo veç Tai Chi e Përparim Ramës, Ramush Haradinaj flet për arte të tjera marciale që ai i di - "Yoseikan Budo, Viet Vo Dao"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci