Të fundit

Ballkani e pëson në Çeki, mposhtet nga Plzeni

Ballkani e ka nisur me humbje aventurën në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës, pasi u mposht në Çeki nga skuadra e Viktoria Plzenit.

Pas plot 90’ minutave lojë dhe tetë sosh shtesë të zhvilluara në stadiumin “Doosan Arena”, Plzeni e ka mposhtur 1:0 Ballkanin, raporton KosovaPress.

Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi Lukas Kalvach, i cili i siguroi fitoren çekëve në minutën e 73’ të ndeshjes.

Ballkani tregoi paraqitje të mirë ndaj Plzenit, ku kishte disa raste për shënim, por që fati i mungoi dhe e pëson nga skuadra çeke.

Rezultati final, 1:0 në favor të Viktoria Plzenit.

Video nga Paradoks

PARADOKS: Xhevahire Izmaku, jeta mes luftërash, gazetaria në kohë - politika

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci