Skuadra e Prishtinës e ka nisur me fitore edicionin e ri të Superligës së Kosovës në basketboll, duke mposhtur skuadrën e Proton Cabele Prizreni.
Prishtina arriti të shënonte fitore vetëm pas vazhdimeve, pasi koha e rregullt u mbyll me pikë të barabarta.
Bardh e kaltrit triumfuan në fund me rezultat 89:83, ku më i dalluari ishte basketbollisti Muhamedali Janjeva.
Fitore sot ka shënuar edhe skuadra e Trepçës, që triumfoi me rezultat të thellë ndaj të sapo ikuadruarve në ligë, Istogut.