Të fundit

Xavi, i pakënaqur me lojën: Përmbysje brutale, por luajtëm keq!

Xavi Hernandez foli me entuziazëm për fitoren me përmbysje të Barcelonës ndaj Celta Vigos, por e bëri të qartë se nuk i ka pëlqyer loja e lojtarëve e tij, të cilët në fund, gjithsesi, reaguan më shumë me krenari.

“Ishte një rikthim spektakolar, ne besuam deri në fund, treguam guxim dhe besim dhe rikthimi është brutal”, shpjegoi trajneri i Barçës.

“U rrëmbyem shumë dhe këtë do ta analizojmë”.

Për zëvendësimet e kryera (shumë sulmues në fushë) dhe vendosjen e lojtarëve jashtë pozicionit të tyre natyral, ai tha se “kur nuk luan mirë, duhet të marrësh gjëra të tjera në konsideratë dhe ne kemi rrezikuar shumë. Me 0-2 kishim për të rrezikuar, nuk kishim zgjidhje tjetër, Luanim vetëm me dy mbrojtës… Në fund doli mire, sepse i gjithë ekipi besoi deri në fund”.

Një nga ndryshimet ishte aktivizimi i Raphinhas më shumë si lojtar i brendshëm sesa si anësor:

“I thashë Raphinhas dhe Laminës se mund të ndryshonin pozicionin. Cancelo u shfaq në korridorin e brendshëm dhe bëri rezultatin 3-2. Por nuk ishte ndeshja jonë më e mirë dhe ne duhet të përmirësohemi”

Video nga Paradoks

Kirurgu plastik komenton ndërhyrjet estetike te politikanët – ka një rekomandim për Kurtin: “Vetulla i është leshu poshtë, duhet ta bëjë një ndërhyrje”

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci