Të fundit

​Kurti në takim me Abbott: Sulmuesit duket të kenë qenë nga organizatat që i kemi shpallur terroriste

Kryeministri Albin Kurti dhe ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar, Nicholas Abbott, kanë diskutuar për situatën e sigurisë pas sulmit terrorist ndaj Policisë së Kosovës ku mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku.

Kurti ka thënë se nga informacionet e para, sulmuesit duket të kenë qenë pjesëtarë të organizatave të cilat Qeveria e Kosovës i kishte shpallur terroriste.

Shefi i ekzekutivit ka thënë se sovraniteti shtetëror, integriteti territorial dhe siguria kombëtare janë cenuar të dielën.

“Duke përshkruar grupin e sulmuesve, ai tha se bëhet fjalë për profesionistë të trajnuar për luftime, të pajisur me murtaja, zollë dhe snajperë, që nuk janë as banda të kontrabandës e as qytetarë të armatosur. Nga informacionet preliminare, shtoi se shumica e tyre duket të kenë qenë pjesëtarë të të ashtuquajturave “Mbrojtja Civile” ose “Brigada Veriore” të cilat Qeveria e Republikës së Kosovës i shpalli organizata terroriste para gati tre muajve”, ka thënë Kurti njofton Kryeministria.

Ai gjithashtu ka theksuar se armatimi i ekspozuar tregon që ka qenë në pyetje një skenar për shumë më tepër të vrarë “skenar ky që fatmirësisht është parandaluar falë profesionalizmit të Policisë së Kosovës”.

Në këtë takim Kurti ka thënë se vija kufitare me Serbinë është shumë e gjatë, në veri dhe terreni është malor “andaj është e nevojshme që të kemi bashkëpunim të shtuar vendor e ndërkombëtar për ruajtjen, mbrojtjen dhe kontrollin e kufirit”.

Ndërsa ambasadori Abbott ka shprehur ngushëllimet e tij për familjen dhe kolegët e rreshterit Bunjaku.

“Ai vlerësoi menaxhimin e situatës nga Qeveria e Kosovës, Policia e Kosovës dhe të gjitha institucionet e tjera shtetërore për profesionalizmin dhe maturinë e shfaqur”, ka njoftuar Kryeministria.

Video nga Paradoks

Kirurgu plastik komenton ndërhyrjet estetike te politikanët – ka një rekomandim për Kurtin: “Vetulla i është leshu poshtë, duhet ta bëjë një ndërhyrje”

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci