Të fundit

Konfirmohet zyrtarisht kryetari i jurisë së “Dancing With The Stars”

“Dancing with the Stars”, show magjik i kërcimit do të nisë shumë shpejt në Top Channel. Programi më popullor i kërcimit në botë, me patentë të BBC, do të jetë ekskluzivisht në Top Channel, ku pritet të ketë emra mjaft të njohur të showbiz-it. E pasi zbuluam konkurrentët e DWTS, tani ka ardhur radha e jurisë.

Gjatë ditës së djeshme u konfirmua se, një nga vajzat më të përfolura të ekranit për shkak të natyrës ekspresive, humorit dhe ngacmimeve, Olta Gixhari do të jetë pjesë e jurisë së “Dancing With The Stars”.

Një tjetër anëtare jurie, Lori Bala u publikua gjithashtu dje. Ajo shquhet për profesionalitetin e saj, natyrën kërkuese dhe kritike. Lori Bala ishte pjesë e kastit të balerinëve në sezonin e parë të DWTS dhe më e spikatura, duke marrë kështu ftesën live në gjysmëfinale për të qënë pjesë e jurisë. Ndërkohë, Valbona Selimllari u konfirmua sot përmes një postimi në Instagram.

Tani ishte radha e e kryetarit të jurisë. Balerin dhe koreograf i shquar në Shqipëri dhe jashtë saj. Pjesë e programeve televizive italiane si “Buona Domenica” apo talent show i famshëm “Friends”. Ka qenë për 7 edicione radhazi kryetar jurie në “Dancing With the Stars”. Karizmatik, por edhe thumbues, ju prezantojmë me Ilir Shaqirin.

Video nga Paradoks

Projekt super i veçantë: Prezantohet Marigona Sun, lagjja më luksoze në Kosovë…

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci