Të fundit

Joseph: Derisa Evropa është e ndarë për Kosovën, Serbisë i konvenon

Ish-zëvendësshefi i misionit të OSBE-së në Kosovë, Edward Joseph, ka thënë se Serbisë i konvenon fakti që Evropa është e ndarë për Kosovën.

Në llogarinë e tij në Twitter, ai ka shtuar se Serbia nuk ka asnjë shtytje për t’i normalizuar marrëdhëniet me Kosovën, raporton Klan Kosova.

“Po, Prishtina mund ta bëjë marrëveshjen më të vështirë dhe t’i zemërojë serbët e Kosovës, por vetëm Beogradi mund ta bëjë marrëveshjen të pamundur. Pse? Sepse përderisa Evropa është e ndarë për Kosovën, Serbia ka avantazhin. Dhe nuk ka asnjë nxitje për t’u vendosur – dhe çdo nxitje për të ndjekur qëllimin e vërtetë … atë të ekspozuar në Banjska”, ka shkruar ai.

Tutje, ai ka folur edhe për ish-emisarin special të ShBA-së, Richard Grenell, duke thënë se diplomacia e tij përfundoi në një qorrsokak.

“Në vend që të ‘zgjidhte’ ngecjen e Kosovës, diplomacia e Grenellit përfundoi në një tjetër qorrsokak të Beogradit”, ka shkruar ai.

Video nga Paradoks

Kirurgu plastik komenton ndërhyrjet estetike te politikanët – ka një rekomandim për Kurtin: “Vetulla i është leshu poshtë, duhet ta bëjë një ndërhyrje”

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci