Të fundit

Kuçi e PSD-së publikon kontratën e një polici të Njësisë Speciale: Sveçla gënjeu

Natyra Kuçi nga PSD-ja, ka thënë se ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, me qëllim nuk ka treguar që shuma mbi 2.000 euro për policët e NJSI-së që protestuan sot, ka qenë për situatë të jashtëzakonshme.

Ajo përmes një postimi në Facebook ka shkruar se pjesëtarët e këtij njësiti kanë punuar për javë të tëra pa shkuar nëpër shtëpitë e tyre.

Derisa ka paraqitur përmes një fotografie një vërtetim pune për një nga policët e Njësisë Speciale, shihet që paga e tij është 631.89 euro, i punësuar në Polici nga viti 2015.

“Xhelali me qëllim i përmendi pagat e policëve që protestuan, qysh me qëllim edhe nuk sqaron që shuma mbi 2000 euro ka qenë për situatën e jashtëzakonshme, kur kanë punuar pa shku në shpi me ditë e javë. Shikojeni një kontrate pune për me e pa që Xhelal Sveçla gënjeu edhe këtu, vetëm që policia të linçohet e turpërohet publikisht”, ka shkruar ajo.

Video nga Paradoks

Intervistë ekskluzive: Valdet Zekaj rrëfen në detaje ngjarjen e Kumanovës

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci