Të fundit

Musk sulmon Sorosin: “Ai njeri në thelb e urren njerëzimin”

Në podkastin e mirënjohur “Joe Rogan Experience”, Elon Musk sulmoi miliarderin dhe filantropin liberal George Soros, duke thënë se ai “thelbësisht e urren njerëzimin” dhe zbuloi se ai e bleu Twitterin vitin e kaluar sepse “ishte e vetmja mënyrë që ai mund ta shpëtonte atë nga e majta ekstreme”.

Në bisedën gati tre-orëshe, Musk foli për mbështetjen e Sorosit për organizatat progresive dhe, siç thotë Musk, “kandidatët politikë të majtë”.

“Për mendimin tim, ai thelbësisht e urren njerëzimin”, tha ai.

Ai komentoi gjithashtu financimin e Sorosit në zgjedhje, për të cilat ai thotë se është ndoshta mënyra më e mirë për të ndikuar në politikë.

Më vonë gjatë bisedës, ai shpjegoi se si e bleu rrjetin social Twitter, një kompani me bazë në San Francisko.

Ai tha se nuk donte që kjo platformë të “kontrollohej nga e majta ekstreme që ka një ndikim “gërryes” në shoqëri”.

Video nga Paradoks

Kirurgu plastik komenton ndërhyrjet estetike te politikanët – ka një rekomandim për Kurtin: “Vetulla i është leshu poshtë, duhet ta bëjë një ndërhyrje”

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci