Të fundit

Kurti: Tek unë e gjeni kryeministrin kryeshërbëtor

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, po merr pjesë në ditën e dytë të Samitit të Ballkanit Perëndimor kundër Diskriminimit Racor, që po mbahet në Prishtinë.

Kurti në fjalimin e tij tha se tek ai njerëzit mund ta gjejnë “kryeministrin si një kryeshërbëtor”.

“Për ata të cilët i kanë nevojat më të mëdha dhe të drejtat më të shkelura”, tha Kurti.

Ai foli edhe rreth hapave që qeveria i ka ndërmarrë për ta luftuar diskriminimin.

“Barazia nuk është destinimi, është pikënisja. Duhet të fillojmë si të barabartë. Me platformën online jemi kujdesur që përmbajtja, substanca t’i paraprijë formës. Me investime nga Qeveria synojmë që 15 për qind të praktikave të ofruara të jenë për të rinjtë të komuniteteve joshumicë”, tha Kurti.

Sipas tij, për të ruajtur bashkësinë duhet ta luftojmë diskriminimin, e për të trajtuar rastet e diskriminimit duhet ta bëjmë këtë aty ku është më së shumti i pranishëm.

“Deri më tani qytetarët e vendit tonë kanë raportuar raste të ndryshme në kompani private, institucione shëndetësore, në polici e universitete. Ekipi ynë ka trajtuar çdo rast. Raportimet që nuk bëhen veprime, nuk kanë dobi, e nganjëherë ngjan edhe kundërproduktive”, tha numri një i qeverisë.

Video nga Paradoks

“Jemi dëshmitarë të fenomenit të eskortave”: Kirurgu plastik pyetet për operacionet plastike te vajzat shqiptare, flet mbi arsyet

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci