Presidenti rus Vladimir Putin ka nënshkruar një ligj për tërheqjen e Rusisë nga Traktati i Ndalimit Gjithëpërfshirës të Testimeve Bërthamore (CTBT).
Dokumenti, i cili u publikua në portalin zyrtar të informacionit ligjor, ishte miratuar nga dhoma e lartë e parlamentit rus në fund të tetorit.
Sipas Rusisë qëllimi është të rivendosë barazinë me Shtetet e Bashkuara, të cilat e kanë nënshkruar, por nuk e kanë ratifikuar kurrë traktatin e vitit 1996, dhe se Moska nuk do të rifillojë testimin nëse nuk e bën Uashingtoni.