Drejtori i Investimeve Kapitale në Komunën e Prishtinës, Krenar Xhaferi bashkë me kryeshefin e Prishtina Parking, Sokol Havolli kanë dalë në terren për projektet e radhës.
Xhaferi thotë se hapësirat publike, sidomos parkimet, janë thelbësore për qytetarët.
“Fokusohemi në rikonstruksion, investime të infrastrukturës dhe krijimin e hapësirave të bukura dhe funksionale”, shkruan tutje drejtori.
Shkrimi i plotë:
🏁Hapësirat publike, sidomos parkimet, janë thelbësore për qytetarët. Bashkë me Kryeshefin e Prishtina Parking Sokol Havolli, po trajtojmë disa hapësira për përmirësimin e tyre.
👷🏼Fokusohemi në rikonstruksion, investime të infrastrukturës dhe krijimin e hapësirave të bukura dhe funksionale.
Faleminderit për mbështetjen tuaj!
Së bashku, ndryshojmë Prishtinën.
🚧Nga projekti, në projekt 👷