Të fundit

Pas Samantës, edhe një tjetër këngëtare tërhqet nga gara e Festivalit të Këngës

Një nga emrat shumë të njohur të konfirmuar si pjesëmarrës në edicionin e 62-të të Festivalit të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar ishte dhe Samanta Karavella.

Kënga ‘’N’majë’’ e këngëtares së njohur ishte në mesin e këngëve të përzgjedhura dhe pretendente për fitore por ajo nuk do të konkurrojë.

Por, duket se Samanta nuk është e vetmja që është tërhequr nga gara pasi edhe një tjetër këngëtare është tërhequr.

Bëhet fjalë për Kejsi Tola e cila nuk do të jetë pjesëmarrëse e ‘Festivalit të këngës në RTSH’.

Lista e pjesmarrësve:

Besa Krasniqi – Esenciale
Eldis Arnjeti – Një kujtim
Elsa Lila – Mars
Erina dhe The Elementals – Jetën n’Skaj
Jasmina Hako – Ti
Jehona Ponari – Evol
Olimpia Smajlaj – Asaj
Sergio Hajdini – Uragan
Shpat Deda – S’mund të fitoj pa ty
Tri Gjoci – Në ëndërr
Martina Serreqi – Vetëm ty
Big Basta dhe Vesa Luma – Mbinatyrale
Festina Mejzini – Melos
Mal Retkoceri – Çmendur
Michela Paluca – Për veten
Santino De Bartolo – Dua të rri me ty
Stivi Ushe – Askush si ty
Kleansa Susaj – Pikturë
Kastro Zizo – 2073
Andi Tanko – Herë pas here
Anduel Kovaci – Nane’
Arsi Bako – Zgjohu
Besa Kokëdhima – Zemrën n’dorë
Bledi Kaso – Çdo gjë mbaroi
Melodajn Mancaku – Nuk jemi ne
Olsi Ballta – Unë
Troy Band – Horizonti i ëndrrave
Luan Durmishi – Përsëritja
Sardi Struga – Boshatisur

Drejtori artistik, Bojken Lako, është shprehur se këtë vit procesi i përzgjedhjes ka ardhur me risi.

“Këtë vit këngët janë dëgjuar me numra, jo me emra autorësh, kompozitorësh dhe krijuesish që votimi të ishte sa më i drejtë dhe sa më i pandikueshëm.”

Drejtori Lako ka theksuar se rrymat muzikore pjesëmarrëse janë nga më të larmishmet, por pa i ikur tabanit shqiptar.

Video nga Paradoks

Kirurgu plastik komenton ndërhyrjet estetike te politikanët – ka një rekomandim për Kurtin: “Vetulla i është leshu poshtë, duhet ta bëjë një ndërhyrje”

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci