Të fundit

Vuçiq para zgjedhjeve në Serbi: “Kurrë nuk do ta nënshkruaj pavarësinë e Kosovës”

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka thënë sot se “kurrë nuk do ta nënshkruajë pavarësinë e Kosovës”, duke iu përgjigjur kështu, siç tha ai, “të pavërtetave të paraqitura në fushatën parazgjedhore”.

Në një video-mesazh në llogarinë e tij në Instagram, Vuçiq ka theksuar se në çdo fushatë zgjedhore dëgjohen të pavërteta dhe gënjeshtra.

“Si president i Republikës më duhet të reagoj për diçka që nuk më shqetëson mua, që nuk ka të bëjë me bllokun e partive politike që unë personalisht e mbështes, por ka të bëjë me shtetin dhe postulatet bazë mbi të cilat mbështetet vendi ynë. Pra, siç kanë thënë në fushatën e kaluar se si ata janë kundër sanksioneve kundër Rusisë, dhe se unë personalisht do t’i vendos më 3 prill, e pas zgjedhjeve unë nuk e bëra këtë, ndërsa ata deri ditën e sotme po angazhohen për sanksione kundër Federatës Ruse, kështu që tani e kanë shpikur se jam gati të nënshkruaj pavarësinë e Kosovës vetëm pasi të kalojnë zgjedhjet. Dua që ju o popull i Serbisë ta dini se kjo është një gënjeshtër e pastër. Dhe si njeri me nder, por jo vetëm kaq, por edhe si njeri që respekton Kushtetutën e vendit të tij, ligjet e vendit të tij dhe që e do më shumë se çdo gjë popullin e tij në Kosovë dhe që do t’i përmbahet gjithmonë ligjit dhe shkronjës së betimit të dhënë mbi Ungjillin e Mirosllavit, dua t’ju them se kjo është një gënjeshtër, ata nuk mund ta rrëzojnë Serbinë me gënjeshtra, prandaj jam i sigurt se puna dhe rezultatet gjithmonë do të fitojnë. Unë kurrë nuk do ta nënshkruaj pavarësinë e Kosovës dhe është në nder të të gjithë atyre në skenën politike serbe që thonë gënjeshtra të tilla”, ka pretenduar Vuçiqi në një deklaratë patetike, i vetëdijshëm se po i rrezikohet posti pas zgjedhjeve të ardhshme në Serbi, kështu që paska vendosur të luaj në kartën e nacionalizmit, me shpresë që do të fitojë ndonjë votë më shumë./Paparaci.com

Video nga Paradoks

Kirurgu plastik komenton ndërhyrjet estetike te politikanët – ka një rekomandim për Kurtin: “Vetulla i është leshu poshtë, duhet ta bëjë një ndërhyrje”

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci