Të fundit

Gjermania me propozine të reja për zgjerimin e Bashkimit Evropian

Qeveria gjermane prezanton përmes ministres së jashtme Annalena Baerbock propozimet e saj për reformimin dhe zgjerimin e Bashkimit Europian në përshtatje me situatën aktuale.

Vizioni i Berlinit parasheh hapjen e bllokut në fusha të caktuara për shtetet kandidate, edhe para anëtarësimit. Përfituese të këtij afrimi gradual, mund të jenë 6 vende të Ballkanit Perëndimor: Shqipëria, Bosnjë-Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia. Gazeta e njohur Süddeutsche Zeitung shkruan se Gjermania përkrah idenë e një afrimi të tillë edhe para aderimit të shteteve kandidate me strukturat e BE, si p.sh. në Këshillin e Ministrave të BE.

Berlini dëshiron që të hapen më parë për kandidatët programe të BE, si kërkimi shkencor, roaming për telefoninë celulare ose procedurat e thjeshtuara të vizave. Në përgjithësi kjo do të vlejë për fushat ku janë mbyllur me sukses kapituj negociatash anëtarësimi me Komisionin Europian.

Kjo nuk nënkupton megjithatë një shkurtim të rrugës së anëtarësimit. Në kuadër të reformës së BE, Gjermania do të kërkojë që pagesa e fondeve të BE në të ardhmen të orientohet më fort në respektimin e parimeve demokratike dhe të shtetit ligjor. Për këtë do të thjeshtohen procedurat e vënies së shkelësve para përgjegjësisë.

Me konferencën e sotme në Berlin, në të cilën marrin pjesë ministrat e Jashtëm të BE bashkë me homologët nga 10 shtete kandidate, Gjermania përcakton tonin para mbledhjes së Këshillit Evropian. Në fund të nëntorit, shefat e shteteve dhe të qeverive të BE do të vendosin njëzëri për hapat e mëtejshëm.

Video nga Paradoks

Intervistë ekskluzive: Valdet Zekaj rrëfen në detaje ngjarjen e Kumanovës

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci