Këshilltari i kryeparlamentarit Glauk Konjufca, Ilir Kërçeli pretendon se ka zbuluar një skandal të Përparim Ramës ku favorizoi gruan e tij në një projekt të financuar nga Komuna e Prishtinës.
Kërçeli, ka publikuar një intervistë të Ramës në të cilën ai tregon se bashkëshortja e tij, Kristale Ivezaj-Rama po punon me një projekt për vetëdijesimin e grave rreth kancerit të gjirit.
Sipas Kërçelit, i cili është funksionar i Lëvizjes Vetëvendosje në Qendrën në Prishtinë, Komuna e Prishtinës ka ndarë mjete për projektin në të cilin po punon bashkëshortja e kryetarit Rama.
“Le te harron Përparim Rama se dikush i bashkangjitet në keqpërdorimin që po ja bën parasë publike”, ka shkruar Kërçeli.
Për këtë projekt komuna e Prishtinës ka ndarë 80 mijë euro.
Kërçeli ka thënë se ky është skandali i radhës i Përparim Ramës.
“Le ta harrojë Përparim Rama se dikush i bashkangjitet në keqpërdorimin që po ia bën parasë publike. Subvencioni për gruan e tij është më shumë se nepotizëm, është korrupsion”, ka thënë ai. /Paparaci.