Të fundit

Maqedonci vizitoi sot Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka vizituar sot Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes (KDS) në kazermën e FSK-së “Skënderbeu” në Ferizaj, ku kanë filluar trajnimin bazik rekrutët e rinj.

Komandanti i KDS-së, Gjeneralbrigade Jeton Dreshaj e ka njoftuar ministrin Maqedonci me mbarëvajtjen e gjithë procesit të rekrutimit, të stërvitjeve dhe trajnimeve që janë duke u zhvilluar.

“Aktualisht në disiplina të ndryshme kemi mbi 500 ushtarakë të cilët janë duke u përgatitur. Vetëm në trajnimin bazë kemi 363 rekrutë në kuadër të procesit të rekrutimit të 612 ushtarëve të rinj”, thuhet në komunikatën e Ministrisë së Mbrojtjes.

“Ministria e Mbrojtjes është e vendosur fuqishëm në ndërtimin e kapaciteteve tona ushtarake, si në rritjen e numrit të personelit ashtu edhe në edukimin, trajnimin, shkollimin dhe pajisjen me armatim modern sipas standardeve të NATO-s”, thuhet tutje në komunikatë.

Video nga Paradoks

Kirurgu plastik komenton ndërhyrjet estetike te politikanët – ka një rekomandim për Kurtin: “Vetulla i është leshu poshtë, duhet ta bëjë një ndërhyrje”

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci