Të fundit

Rama: Kazerma “Adem Jashari” do të kyçet në Termokos

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar se Kazerma “Adem Jashari” do të kyçet në Termokos.

Ai ka thënë se kështu pjesëtarët tanë të Forcës së Sigurisë së Kosovës, do të marrin shërbimin e mjaftueshëm dhe cilësor të ngrohjes.

Tutje, Rama ka shtuar se kjo është arritur falë votave të këshilltarëve komunal që kanë votuar pro subvencionimit prej pesë milionë eurove në Termokos, që mundësojnë kyçjen e Kazermës.

“Veç ushtrisë tonë, nga ky subvencionim do të mundësohet edhe kyçja e “Banesave te Bardha”, lagjes “Kalabria” dhe ndërtesave shumë katëshe në lagjen “Lakrishte”, ka shkruar Rama.

Video nga Paradoks

Kirurgu plastik komenton ndërhyrjet estetike te politikanët – ka një rekomandim për Kurtin: “Vetulla i është leshu poshtë, duhet ta bëjë një ndërhyrje”

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci