Të fundit

Kryeministri Kurti “zhgënjen” opozitarin Kurti: Kështu i përkrahte VV protestat e minatorëve në 2018

Asnjë fjalë nuk ka dalë nga goja e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti lidhur me grevën e minatorëve në minierën e Trepçës që prej kur ka filluar greva, tash e 10 ditë. Në anën tjetër, veç Kurtit, as Qeverisë së Kosovës e Kuvendit duket se nuk po iu bëhet vonë për grevën e minatorëve, por kështu nuk ishte gjithmonë. 

Opozitari Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje e vitit 2018 gjasmë do të zhgënjeheshin me sjelljen e Kurtit dhe LVV-së në Qeveri. Kjo pasi në vitin 2018, ky subjekt politik kishte realizuar një video të gjatë në minierën e Trepçës dhe kishte mbështetur fuqishëm protestën e minatorëve, shkruan Paparaci.com.

“Fjala e minatorëve”, ishte titulluar video, ndërsa thuhej se mes tyre gjendet memoria, forca dhe dëshira për një jetë me dinjitet, por po ashtu thuhej se aty VV kishte gjetur arsyen dhe të drejtën absolute për të protestuar. Protestën e atëhershme LVV thoshte se duhet të bëhet ndaj pushtetit “që përçmon dhe abuzon pasurinë kombëtare”.

Por, me të marrë pushtetin gjërat kanë ndryshuar. Edhe pse minatorët e Trepçës janë tash e 10 ditë në grevë, ku dhjetëra minatorë kanë kërkuar ndihmë shëndetësore, disa prej tyre në gjendje të rëndë, sërish, qeveria nuk duhet shumë e brengosur për këtë çështje.

Përveç minatorëve, edhe policët elitarë të Kosovës janë të zhgënjyer me qeverinë Kurti. Ata kanë protestuar përpara qeverisë së Kosovës të mërkurën duke kërkuar kushte më të mira të punës, ndërsa nga qeveria kanë thënë se këta policë kanë marrë nga 2,200 euro të ardhura mujore në këtë vit.

Megjithatë, Paparaci.com dje ka raportuar se shifrat e përmendura nga pushteti kanë të bëjnë me orët e stërzgjatura të punës sidomos me situatën e tensionuar në veri të Kosovës. /Paparaci.com/ 

Sveçla tha se kanë nga 2,200 euro të ardhura mujore, sa paguhen realisht policët e Kosovës?

 

Video nga Paradoks

Pamje ekskluzive nga ngjarja e mbrëmshme në mes të “Sekiraqve” dhe “Capave”

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci