Paparaci.com ka raportuar të enjten se afaristi Lulzim Kryeziu dyshohet se ka bërë vetëvrasje të enjten pasdite në fshatin Mleqan të Malishevës në një nga bizneset e tij.
Paparaci.com po ashtu ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes ku është gjetur i vdekur biznesmeni Kryeziu ku shihen edhe forca policore dhe njësitet e Mjekësisë Ligjore.
Kryeziu, pronar i pompave të derivateve ‘Shell Kosova’, dyshohet se vetëvrasjen e ka kryer në një objekt biznesi familjar.
Policia e Kosovës tha se një person i moshës madhore është gjetur i varur rreth orës 15:20 të enjten, raporton Paparaci.
“Sot rreth orës 15:20 kemi pranuar informatë se në fshatin Mleqan-Malishevë, viktima mashkull i moshës madhore është gjetur i varur në një objekt biznesi familjar”, tha Sheremet Elezaj, zëdhënës i policisë.
Ngjarje e rëndë: Dyshohet se ka bërë vetëvrasje afaristi Lulzim Kryeziu
Vdekja e tij është konfirmuar edhe nga Aleanca Kosovare e Bizneseve.
Në postimin e AKB-së thuhet se ky institucion do të mburret gjithmonë me punën e Kryeziut për ekonominë e Kosovës. /Paparaci.com/