Bashkim Shehu, i cili është djali i ish-kryeministrit të Shqipërisë në kohën e diktaturës enveristë – Mehmet Shehut, nesër do të vijë në Prishtinë.
Arsyeja e ardhjes së tij është mbajtja e një bashkëbisedimi me publikun, duke filluar nga ora 18:00 në Teatrin ODA në Prishtinë.
Ai është përkthyes, shkrimtar i njohur, fitues i disa çmimeve në letërsi si dhe ka mbajtur një pozicion mjaft kritik ndaj diktaturës, përfshirë veprimtarisë së babait Mehmet Shehu.
Në njoftim, thuhet se pas vetëvrasjes së këtij të fundit, familja e tij është internuar.
Poashtu, është bërë e ditur se Bashkim Shehu ka mbajtur nëntë vite burg, kurse tani po vjen nga Barcelona me ftesë të Institutit për Aksion Afirmativ në Prishtinë.