Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka vazhduar me prezantimin e arritjeve gjatë qeverisjes së tij tash dy vjet e gjysmë.
Ai në një postim në Facebook ka shkruar se pandemia me koronavirus e kishte konsumuar një kohë të konsiderueshme vitin e parë të qeverisjes.
“Prej atëherë, kemi ndarë mbi 100 milionë euro më shumë për sektorin e shëndetësisë, 60 milionë për listën e re të barnave esenciale, dhe 6.5 milionë euro më shumë për barna me sëmundje të rralla. Sepse shëndetësia, në radhë të parë, ka nevojë për investime që sigurojnë shërbime”, shkruan Kurti.