Policia e Kosovës ka bërë planifikimin për blerjen e armëve dhe pajisjeve speciale për pjesëtarët e saj.
Në projektligjin që sot ka shkuar në kuvend, thuhet se Qeveria ka ndarë 2 milionë e 800 mijë euro për blerjen e armëve.
E njëjta shumë ishte planifikuar edhe për vitin 2023.
Edhe pse nuk janë dhënë më shumë detaje për llojin e armëve dhe pajisjeve tjera speciale që do të blihen, në projektbuxhetin e policisë është planifikuar edhe pajisja me armë për policinë kufitare.
Për këtë departament, policia do të ndajë 800 mijë euro.