Të fundit

Kajtazi për protestën e “Specialëve”: Rezistenca mund të rritet, mund të ketë lëshim të vendeve të punës

Protesta e së mërkurës e dy njësive speciale të Policisë së Kosovës, e ka frikësuar kryeministrin Albin Kurti, sipas analistit Vehbi Kajtazi.

Ai në Rubikon në Klan Kosova thekson se nga ajo që është parë dje Njësia Speciale Intervenuese dhe Njësia e Deminimit nuk do të tërhiqen nga kërkesat e tyre.

“Ata nuk kanë të drejtë që ta bojkotojnë punën, por rezistenca mund të rritet dhe rreziku është që ta lëshojnë vendin e punës”, shprehet Kajtazi.

“Për çdo ditë ka njerëz që lëshojnë punën dhe kjo tash mund të ndodhë në mënyrë kolektive. Pakënaqësia është e madhe sa mund të ndodhin edhe veprime të tilla”.

Kajtazi shton se qeveria duhet të ulet dhe të flasë me policët që mënyrë që të mos përsëriten pamje si ajo e djeshmja.

Video nga Paradoks

“Jemi dëshmitarë të fenomenit të eskortave”: Kirurgu plastik pyetet për operacionet plastike te vajzat shqiptare, flet mbi arsyet

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci