Sot në fshatin Mleqan të Malishevës është gjetur i varur afaristi Lulzim Kryeziu. Paparaci.com ka raportuar për rastin nën dyshimet se i njëjti ka kryer vetëvrasje. Paparaci.com gjithashtu ka mësuar se Kryeziu ka lënë një letër përpara se të kryente aktin e vetëvrasjes.
Kryeziu, i cili dyshohet se i dha fund jetës në një nga bizneset e tij në fshatin Mleqan të Malishevës ka lënë një letër të shkruar të vetëvrasjes e cila tashmë është në duart e Prokurorisë dhe nuk dihet përmbajtja e saj ka marrë vesh Paparaci.com.
Sipas versionit zyrtar të Prokurorisë, rasti është iniciuar si “hetim i vdekjes”. Në një përgjigje për Paparaci.com, Prokuroria kanë deklaruar se: “Sot rreth orës 15:20 kemi pranuar informatë se në fshatin Mleqan-Malishevë, viktima mashkull i moshës madhore është gjetur i varur në një objekt biznesi familjar”, duke njoftuar se trupi i pajetë i afaristit është dërguar në IML për obduksion.
Deklarohet prokuroria për vdekjen e afaristit Lulzim Kryeziu
Gjithashtu, Paparaci.com ka sjellë pamje nga vendi i ngjarjes ku dyshohet që Kryeziu i ka dhënë fund jetës. Në lokacion janë parë njësite të policisë dhe njësitet e mjekoligjorëve.
[FOTO] Pamje nga vendi ku u gjet i varur afaristi Lulzim Kryeziu
Ngjarje e rëndë: Dyshohet se ka bërë vetëvrasje afaristi Lulzim Kryeziu