Policia e Kosovës konfirmon se është gjetur e në gjendje të mirë shëndetësore 39 vjeçarja nga Drenasi që u raportua e zhdukur me datën 27 tetor.
Policia tha se hetuesit policor po ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme në koordinim me prokurorinë përkatëse, lidhur me rastin.
Në njoftim, policia kanë falënderuar qytetarët dhe mediat për bashkëpunimin dhe besimin në Policinë e Kosovës.