Të fundit

Lideri opozitar serb: Vuçiq dhe Kurti e kërkuan njëri-tjetrin me “pishë e qiri” derisa u gjetën

Kreu i partisë së “Serbi Qendër (SRCE)”, Zdravko Ponosh, ka deklaruar për mediumin serb “Nova.rs” se Aleksandar Vuçiqi ka pranuar gjithçka që i është kërkuar në Bruksel, me kusht që të mos nënshkruajë në të njëjtën letër së bashku me Albin Kurtin.

“Variantin e parë e ka aplikuar tashmë në Bruksel dhe Ohër, ndërsa të dytin e ka ushtruar me nënshkrimin e Marrëveshjes së Uashingtonit. Gjithmonë duke aktruar se po respekton Kushtetutën. Në fakt, kjo do të thotë se Vuçiqi pranon njohjen “de facto”, ndërsa për “de jure” le ta ndjekin dikë tjetër”, ka thënë Ponosh dhe ka nënvizuar se kjo i referohet edhe Statutit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, transmeton Paparaci.

Ai thekson se Kurti “në fakt e ka shpëtuar Vuçiqin”.

“Ai u përpoq ta poshtërojë duke insistuar që Vuçiqi ta nënshkruajë me ceremoni letrën, të cilën ata e pranuan në parim, edhe pse ai e ka ditur se këtij nuk i lejohet një gjë e tillë. Ata janë “yin dhe yang” i fatkeqësisë së Kosovës. Duket se e kanë kërkuar njëri-tjetrin “me pishë e me qiri” derisa e gjetën njëri-tjetrin dhe ranë në përqafim njëri-tjetrit. Njëri do që të nënshkruan, tjetri jo, dhe të dy po shmangin implementimin”, ka thënë Ponosh.

Ai pretendon se Vuçiqi ende është i interesuar që të lind diçka nga kjo marrëdhënie e bizare.

“Ai do të përpiqet të bëjë disa hapa konstruktivë në dy javët e ardhshme. Natyrisht, Serbia nuk do të përfitojë asgjë nga këto hapa, për Vuçiqin është vetëm një investim që evropianët t’i shikojnë nëpër gishta manipulimet e tij zgjedhore dhe përkohësisht në “budallallëkun” e bërë në Banjskë. Asgjë e re. Unë jam duke pritur të shoh se çfarë kriteresh do të përdoren për të rekrutuar serbët në organet e Asociacionit – Kuvend, këshill, komision, kush do të jetë CEO… tani që Radoiçiq dhe ekipi i tij janë “në udhëtim zyrtar”, përfundon Ponosh/ Paparaci.com.

Video nga Paradoks

Intervistë ekskluzive: Valdet Zekaj rrëfen në detaje ngjarjen e Kumanovës

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci