Të fundit

VIDEO: Përplasje mes hajnave dhe policëve në Ferizaj, dëgjohen të shtëna

Një njësit i Policisë së Kosovës është përballur me të shtëna armësh nga katër hajna, të cilit kanë tentuar ta grabitin një bankomat në pikën e karburantit “Hib Petrol” në Ferizaj të enjten në mesnatë.

Grabitja e armatosur dhe ballafaqimi i hajnave me policët ka ndodhur rreth orës 4:50 të mëngjesit të së premtes, tha policia, raporton Paparaci.

Në një njoftim për media, Policia tha se katër personat e dyshuar ishin të pajisur me armë të gjata.

“Të dyshuarit kanë filluar të shtënë me armë zjarri në drejtim të veturës së policisë, duke dëmtuar në masë të madhe veturën zyrtare, mirëpo dy policët që ishin në veturë nuk kanë pësuar ndonjë lëndim”, tha policia.

Hajnat e dyshuar u arratisën nga vendi i ngjarjes, sipas policisë.

“Ndërsa shkëmbim zjarri kishte edhe nga ana e zyrtarëve policor, mirëpo të dyshuarit kanë arritur të largohen nga vendi i ngjarjes me një veturë dyshohet karavan ngjyrë teget”, tha policia.

Ndërkaq, një faqe lokale në rrjetin social Facebook publikoi një video në të cilën dëgjohen të shtëna në vendin e ngjarjes.

Policia tha se rasti është cilësuar në drejtim të tri veprave penale: Tentim vrasje, shkaktim i rrezikut të përgjithshëm dhe grabitje e armatosur.

Video nga Paradoks

Kirurgu plastik komenton ndërhyrjet estetike te politikanët – ka një rekomandim për Kurtin: “Vetulla i është leshu poshtë, duhet ta bëjë një ndërhyrje”

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci