Të fundit

E dëboi nga shtëpia, arrestohet bashkëshorti i gruas që u shpall e zhdukur

Policia e Kosovës ka arrestuar sot bashkëshortin e Shqipe Zekajt nga Vasileva e Drenasit, e cila u shpall e zhdukur të enjten.

Policia kishte raportuar dje për Zekajn, duke kërkuar ndihmën e qytetarëve për gjetjen e saj, mirëpo pak orë pas raportimit ajo ishte lajmëruar vetë në polici.

Zekaj, i ka thënë policisë se është kanosur dhe është dëbuar nga shtëpia nga bashkëshorti i saj.

“Sipas deklaratës së viktimës e njëjta ishte larguar nga shtëpia pasi që pas një fjalosje me bashkëshortin e saj i njëjti e kishte kanosur dhe kishte kërkuar që ajo të largohet prej shtëpie”, tha policia, raporton Paparaci.

Zekaj është dërguar në strehimore, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Video nga Paradoks

Kirurgu plastik komenton ndërhyrjet estetike te politikanët – ka një rekomandim për Kurtin: “Vetulla i është leshu poshtë, duhet ta bëjë një ndërhyrje”

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci