Të fundit

Politologu serb: Edhe pesë vendet mosnjohëse të Kosovës qëndrojnë prapa Marrëveshjes së Ohrit

Përkundër faktit që disa anëtarë të Bashkimit Evropian ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, pritshmëritë e shprehura nga Ursula von der Leyen gjatë vizitës së saj në Prishtinë dhe Beograd, duke përfshirë edhe atë që Serbia duhet ta njohë de facto Kosovën, u shpallën në emër të të gjithë Bashkimit Evropian, ka vlerësuar politologu serb Dimitrije Milliq, raporton portali serb “kosovoonline”.

Ai ka thënë se nuk është asgjë e pazakontë, pasi që pas propozimit franko-gjerman qëndrojnë edhe vendet mosnjohëse të Kosovës nga BE-ja, transmeton Paparaci.

“Kur themi njohje de facto, kjo kryesisht i referohet njohjes së dokumenteve dhe njohjes së institucioneve, e “jo njohjes në nivel ndërshtetëror”. Pas Marrëveshjes së Ohrit janë edhe vendet që nuk e njohin Kosovën, në fund të fundit edhe Josep Borrell, Përfaqësuesi i Lartë për Politikë të Jashtme dhe të Sigurisë i BE-së , vjen nga Spanja e cila nuk e njohu Kosovën, si dhe i dërguari special për negociatat ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, vjen nga Sllovakia”, ka pretenduar Milliq.

Ai ka thënë se zgjidhja e ofruar përmes marrëveshjes franko-gjermane dhe aneksit të Ohrit është në fakt produkt i marrëveshjes së të gjithë anëtarëve të Bashkimit Evropian, duke përfshirë edhe vendet që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës.

“Kjo zgjidhje që ju merrni nga BE-ja ndaj Serbisë është një zgjidhje pas së cilës qëndrojnë të gjithë anëtarët. Natyrisht për të ndërmarrë hapat e vendosura brenda BE-së, është i nevojshëm konsensusi në Këshillë, gjë që është vështirë të arrihet. Megjithatë, kjo zgjidhje që është në Marrëveshjen e Ohrit është një zgjidhje që mund të bashkojë disi të gjitha interesat brenda BE-së për këtë çështje. Sepse, përderisa nuk keni njohje të qartë, ajo disi mund të funksionojë për vende si Greqia. Në fund të fundit, një numër vendesh që nuk e njohin Kosovën si shtet të pavarur, si Sllovakia apo Greqia, në kuptimin praktik sillen sikur të jetë shtet i pavarur për sa i përket dokumenteve apo investimeve në Kosovë. Për këtë arsye Bashkimi Evropian ka disa pritshmëri nga Serbia”, ka përfunduar Milliq./Paparaci.com

Video nga Paradoks

PARADOKS: Xhevahire Izmaku, jeta mes luftërash, gazetaria në kohë - politika

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci