Të fundit

Dështon për herë të gjashtë themelimi i komisionit hetimor për rezervat shtetërore

Për herë të gjashtë ka dështuar të konstituohet Komisioni Hetimor për rezervat shtetërore. Kjo për shkak mungesës së partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje.

Kryesuesi i këtij komisioni, Rashit Qalaj tha se nga zyra ligjore përmes shkresës që i kanë dërguar kanë marrë një opinion, porse që nuk sqaron asgjë.

“Kemi marrë opinion që nuk sqaron asgjë, është opinion që shton konfuzitetin, vetëm se janë përmendur detyrimet e deputetëve, por nuk kanë sqaruar se çfarë mund të bëjmë, nëse mund t’i zëvendësojmë deputetët nga partia e njëjtë. Mungesa e kolegëve po e pamundëson mbajtjen e këtij komisioni. Në mbledhjen e ardhshme do të vendosim nëse do të bartim këtë çështje në Kuvend ose do të vazhdojmë tutje në konstituimin e tij”, tha ai.

Ndërkaq deputeti nga AAK, Pal Lekaj ka vendosur disa letra ku ka shënuar pagat të cilat secili prej këtyre deputeteve merr nga Kuvendi.

“Unë kam vendosur sot në mënyrë simbolike të gjithë deputetëve që nuk janë prezent me i tregu sa para marrin dhe sa kanë marrë deri tani, dhe i bojkotojnë”, tha Lekaj.

Ndërkaq, deputetja nga LDK, Doarsa Kica ka ftuar ministren për një seancë dëgjimore që të raportojë për dyshimet që kanë lidhur me keqpërdorimin e rezervave shtetërore.

Video nga Paradoks

U 'kapën keq' në emision me Gani Gecin, Arben Ahmeti sqaron rastin: "I kërkova falje me qef"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci