Të fundit

Gjykata Speciale e nis aeroplanin privat për ta marrë Kilajn, kthimi në orën 14:00

Mbrëmë është raportuar se në mesnatë EULEX-i i ka vendosur prangat ish-pjesëtarit të UÇK-së, Isni Kilajt nga Malisheva.

Arrestimi i tij është bërë me urdhër të Zyrës së Prokurorit të Specializuar pas bastisjeve disa orëshe në pronat e tij në Prishtinë e Lubizhdë të Malishevës.

Lajmi është konfirmuar për Indeksonline nga familjarët e Kilajt të cilët thonë se nuk kanë asnjë informacion pse është arrestuar ai.

Specialja ka nisur një aeroplan privat nga Amsterdami drejt Prishtinës ndërsa i njëjti në orën 14:00 bashkë me Kilajn në bord do të niset nga Prishtina drejt Rotterdamit.

Mbrëmë në mesnatë, Zyra e Prokurorit të Specializuar ka njoftuar se është duke kryer operacione në vazhdimësi në Kosovë në një proces hetimor që përqendrohet në vepra penale kundër administrimit të drejtësisë.

“Operacionet e ZPS-së këtë javë janë autorizuar nga ana gjyqësore prej Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) dhe janë mbështetur nga Policia e Kosovës dhe Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX)”, thuhet në njoftimin e ZPS-së.

Video nga Paradoks

Kush kënd e tradhëtoi? Dardan Molliqaj flet për largimin nga VV-ja, komenton edhe darkën e Kurtit me Memli Krasniqin - "Zgjedhjet janë dëshirë e Kurtit"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci