Sulmuesi kosovar, Edon Zhegrova është vlerësuar si dribluesi më i mirë në Evropës, sipas një publikimi nga faqja e njohur për hulumtime në futboll.
Zhegrova ka lënë prapa yjet si Mbappe, Vinicius e Leao.
Sipas indeksit të përgatitur nga ‘Wyscout’ dhe ‘CIES Football Observatory’ mes lojtarëve që kanë luajtur të paktën 450 minuta në pesë ligat kryesore, Zhegrova renditet i pari.
Anësori i majtë i Lille ka përfunduar me sukses 27 nga 44 driblime që ka tentuar në Ligue 1
Domethënë, ai ka një përqindje suksesi prej 61.36% . Reprezentuesi kosovar shkëlqeu në fitoren e fundjavës së kaluar ndaj Monakos (2-0).
Golat e Diakite dhe Ivan Cavaleiro “lindën” nga këpucët e tij.
Top over 23 year-old dribblers as per @CIES_Football index & @Wyscout data, Europe’s big-5
🥇 #EdonZhegrova 🇽🇰 (#LOSC)
🥈 #KingsleyComan 🇫🇷 (#Bayern)
🥉 #DodiLukebakio 🇧🇪 (#SevillaFC)
Top 💯 U2⃣3⃣ 🌐 & methodology 👉 https://t.co/a3aDIibnTE pic.twitter.com/I5UWgPjqvr— CIES Football Obs (@CIES_Football) November 2, 2023