Të fundit

LVV-ja provon ta kapë Odën e Farmacistëve me të dënuarin për kontrabandë të barnave

Të enjtën është mbajtur Këshilli Drejtues i Odës, ku është diskutuar për zgjedhjen e kryetarit të Odës së Farmacistëve të Kosovës, qe do të bëhet të shtunën.

Në Këshill janë diskutuar si emra për kryetar Kadri Bytyqi, i cili është i dënuar për kontrabandë të barnave dhe njëkohësisht është i mbështetur nga Lëvizja Vetëvendosje, dhe Fatos Aliu i cili është farmacist në QKMF.

Sipas dëshmive që ka siguruar Paparaci, bëhet e ditur se më datë 10 mars të vitit 2022, Inspektorati Farmaceutik, gjatë kohës së inspektimeve, ka kryer kontroll në barnatorën “Uni NQ Pharm Njësia Nr.1” me bazë në Komoran, e cila është në pronësi të Kadri Bytyqit.

Inspektorati kishte njoftuar se gjatë kohës së inspektimit, nuk ishte prezent farmacisti përgjegjës, por shitjen e barnave po e bënte vetëm teknikja e barnatores.

Në njoftimin e inspektoratit, thuhet se me të njëjtën datë është vërenjtur se barnatorja në fjalë ka poseduar barna të kontrabanduara, të cilat ishin pa banderolë.

“Inspektorati Farmaceutik gjatë kohës së inspektimit me datë 10.03.2022 në subjektin “Uni NQ Pharm Njësia Nr.1″ është konstatuar se barnatorja në fjalë ka poseduar produkte medicianle në kundërshtim me legjislacionin në fuqi, produkte të paautorizuara për qarkullim në tregun e Kosovës (pa banderolë)”, thuhet në raportin e Inspektoratit.  

Bytyqi, përmes rrjetit social Facebook, në profilin e tij tregon hapur mbështetjen që e ka për Vetëvendosjen dhe afërsinë e tij me disa prej partiakëve të VV-së.

Video nga Paradoks

Pamje ekskluzive nga ngjarja e mbrëmshme në mes të “Sekiraqve” dhe “Capave”

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci