Të fundit

Krasniqi, Kurtit: A u qetësove kryeministër, se më bëre merak, 10 vjet më vonë po e mbron “Zajednicën”

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi në fjalimin e tij në Kuvend ka kritikuar qeverisjen Kurti, gjersa theksoi se është vështirë të dinë “a me qesh, a me qajt”, kur 10 vjet më vonë Kurti po e mbron “Zajedicën”.

“Një dekadë e humbur….duke mashtruar… Është vështirë me ditë a me qajtë a me qesh…”, tha ai.

Pas fjalimit të Kurtit i cili kërkoi ta dijë si ia kanë bërë LDK e PDK që presidenti serb, Aleksandar Vuçiq nënshkruante marrëveshjet me ta, Krasniqi iu drejtua duke i thënë “a u qetësove kryeministër, se më bëre merak”.

Ndryshe, Kurti ka thënë se draft-statuti nuk është “Zajednicë”, ndërsa ritheksoi se është i gatshëm të nënshkruaj për draft-statutin për Asociacion.

Ai po ashtu tha “A mundet PDK dhe LDK me tregu se si ka vepru me bind Vuçiqin për nënshkrim për marrëveshje, ai me mua nuk po nënshkruan”.

Video nga Paradoks

Pamje ekskluzive nga ngjarja e mbrëmshme në mes të “Sekiraqve” dhe “Capave”

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci