Të fundit

Haki Abazi drejtuar kryeministrit Kurti – A jeni ju serbofil?

Deputeti i pavarur i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Haki Abazi ishte i ashpër në fjalimin e tij kundrejt kryeministrit Albin Kurti, duke ia përmendur atij disa nga fjalimet nga e kalarua lidhur me Asosacionin.

Në fjalimin e tij, Abazi ka thënë se nuk iu takon opozitës të flasë për marrëveshjet pasi që kanë qenë vetë pjesë e tyre, teksa ka hedhur kunja ndaj kryeministrit Kurti.

“Nuk ka torturë më të madhe se më dëgju ligjërim për marrëveshjet e kaluara prej një njeriu që ka qenë pjesë e atyre marrëveshjeve. Nuk ka torturë më të madhe për qytetarët se më dëgju leksione lidhur me demarkacionin nga njerëz që ishin pjesë e tyre”, ka thënë fillimisht Abazi.

Me përqeshje, Abazi ka ironizuar me kryeministrin Kurti, duke ia bërë atij një “gjëegjëze”.

“Unë kam një gjëegjëze. Si quhet një gjë që është vetmenaxhim sipas pikës shtatë e ndërlidhur me pikën 10, mirëpo këtë përgjigje e pranoj vetëm prej atyre që kanë kartelë të Lëvizjes Vetëvendosje”, shtoi Abazi.

Deputeti i pavarur i Kuvendit të Kosovës e pyeti kryeministrin Kurti se a është serbofil, pasi në të kaluarën kështu i ka quajtur ata që kanë arritur marrëveshje me Serbinë.

“Serbofil janë kryeministrat që pranojnë asosacion, kishit thënë dikur. Çfarë jeni ju sot? A jeni serbofil.

Si ndodhi që Albin Kurti i cili ka thënë që asnjëherë nuk pranoj me nënshkrua marrëveshje për çështje të brendshme të Kosovës, mu përgjërua për një nënshkrim të Vuçiqit”, përfundoi Abazi.

Video nga Paradoks

Kirurgu plastik komenton ndërhyrjet estetike te politikanët – ka një rekomandim për Kurtin: “Vetulla i është leshu poshtë, duhet ta bëjë një ndërhyrje”

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci