Të fundit

Haliti, Kurtit: Vuçiqi ka shpall zgjedhjet, besoj që edhe ti ke caktuar një afat

Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, ka replikuar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, i cili diskutoi në lidhje me çështjet e shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

Haliti, përmendi edhe zgjedhjet në Serbi, teksa iu drejtua me një pyetje kryeministrit Kurti.

“Në qoftë se kryeministri Kurti e merr fjalën sa do dhe pa kufizim, dhe opozita duhet me pasë të drejtë të diskutojë njëjtë me kohën e kryeministrit. Nuk shkon me bo fushat këtu kryeministër”, ka thënë Haliti.

Ai shtoi duke iu drejtuar Kurtit se po e sheh që e ka filluar fushatën dhe se beson që edhe Kurti ka caktuar një afat për zgjedhjet, pas Vuçiqit.

“Zoti kryeministër, po e shoh që keni filluar fushatën, Vuçiqi ka shpall zgjedhjet, po besoj që edhe ti ke caktuar një afat, kur do t’i fillosh”.

Tutje, Haliti tha se çështjet e shqiptarëve jashtë kufijve, Shqipëria e ka obligim kushtetues që t’i mbrojë.

“Dua të them çështjet e shqiptarëve jashtë kufijve obligim kushtetues ka Shqipëria me i mbrojt, neve askush s’na pengon me fol dhe për të diskutuar por e drejtë kushtetuese është e Shqipërisë”.

“Ata që ka ndodhur nuk ke zgjedh ti, Policia e Kosovës është për t’u lavëruar dhe jo ti, jo ministri I Brendshëm, as grupit parlamentar asnjëri këtu”, shtoi ai.

Video nga Paradoks

Bajrami për tenderët njëburimorë: Hajni, nuk di si ta quaj ndryshe

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci