Të fundit

Arrestimi i Isni Kilajt, ZPS del me komunikatë ku shpjegon arsyet

Zyra e Prokurorit të Specializuar, përmes një komunikate për media, ka konfirmuar se është arrestuar ish-komandanti i UÇK-së, Isni Kilaj.

Në komunikatë thuhet se i njëjti është arrestuar në Kosovë, sipas një urdhër arrestimi të lëshuar nga Prokurorja e Specializuar.

ZPS ka bërë të ditur se Kilaj është transferuar në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë dhe do të dalë para Gjykatësit të Procedurës Paraprake të Dhomave të Specializuara të Kosovës pa vonesa të panevojshme.

Në komunikatë është bërë e ditur se Kilaj është arrestuar për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, përfshirë pengimin e personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare dhe shkeljen e sekretit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

“Z. KILAJ u arrestua për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, përfshirë pengimin e personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare brenda kuptimit të nenit 401 të Kodit Penal të Kosovës (KPK) të vitit 2019, Kodi nr. 06/L-074, dhe shkeljen e sekretit të procedurave sipas nenit 392 të KPK-së, dhe nenet 15(2) e 16(3) të Ligjit nr. 05/L-053 për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar”, thuhet në komunikatë.

Poashtu, ZPS-ja ka njoftuar se EULEX-i ka thënë mbështetje operative dhe logjistike për ZPS-në në pajtim me mandatin e vet dhe sipas ligjit të Kosovës, duke shtuar se mbështetje ka dhënë edhe Policia e Kosovës.

“Zyra e Prokurorit të Specializuar e merr jashtëzakonisht seriozisht pengimin e drejtësisë dhe do të vazhdojë të hetojë e ndjekë penalisht cilindo dhe të gjithë ata që përfshihen në çdo rast, përfshirë ata që frikësojnë apo ndërhyjnë tek dëshmitarët, ose ofrojnë mbështetje financiare apo të ndonjë forme tjetër për vepra të tilla penale”, thuhet tutje në komunikatën e ZPS-së.

Video nga Paradoks

Kirurgu plastik komenton ndërhyrjet estetike te politikanët – ka një rekomandim për Kurtin: “Vetulla i është leshu poshtë, duhet ta bëjë një ndërhyrje”

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci