Të fundit

Kurti nervozohet kur i përmendet “lista e zezë” ku sot u fut emri i Nexhat Krasniqit

Deputetët e Kuvendit të Kosovës ia kanë përmendur kryeministrit Albin Kurti gjatë fjalës së tij në Kuvend futjen në listë të zezë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës të Nexhat Krasniqit, ish-drejtorin e Departamentit të Prokurimit në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë tash shef i Zyrës së Prokurimit në Ministrinë e Infrastrukturës.

Ai ka thënë se sa i përket listave të zeza “nuk shantazhohen e korruptohen” dhe se “listat e zeza janë për tjetërkënd”, shkruan Paparaci.com.

“Mund ta merrni fjalën me pastaj, është e hijshme, e sjellshme mos me më ndërhy. Besoni që është e rëndësishme çfarë po them, edhe nuk e kam për vete. Sa për lista të zeza, nuk korruptohemi e nuk shantazhohemi, kot është ajo, leni listat e zeza, për tjetërkënd janë listat e zeza.”, tha Kurti.

Kurti gjithashtu është nervozuar me deputetët duke thënë se nuk mund të ofendojnë stafin e kryeministrit dhe deputetët e VV-së.

“Për këto, polemika shteruese apo rrënuese, mirëpo për këtë, duhet të dëgjohemi, por ta keni parasysh unë vi në raport sa herë ju dëshironi dhe prej se kam ardhur këtu nuk jam ngritur nga ky vend. As s’shkoj në byfe askund tjetër, të gjitha takimet i kam lënë, jam i disiplinuar dhe i përgjegjshëm, por është shumë e vështirë për mua të përgjigjem e raportoj, nëse unë flas për çështjen përmbajtësisht, atje listat e zeza, ose një deputet thotë gjysa e deputetëve tuaj nuk e kanë kuptu, ose më thonë këshilltarët e tu juridik janë analfabetë funksionalë. Nëse thua kështu, përfundon debati.”, tha Kurti.

Në fund, ai ka thënë se deputetët nuk mund të flasin në emër të aktivistëve të VV-së.

“Edhe nuk mund të diskutojmë nëse insistoni të flisni në emër të aktivisteve të Vetëvendosjes, në emër të Monit e Arbenit, Astritit e Arbnorit, në emër të aktivistëve të VV-së pushoni, nuk mund të flisni në emër të tyre. Nëse vazhdoni me insistu me fole në emër të aktivisteve të VV-së, nuk ka debat.”, tha Kurti. /Paparaci.com/ 

Video nga Paradoks

Kirurgu plastik komenton ndërhyrjet estetike te politikanët – ka një rekomandim për Kurtin: “Vetulla i është leshu poshtë, duhet ta bëjë një ndërhyrje”

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci