Të fundit

SHBA-ja i kërkon Izraelit të ruajë civilët palestinezë

Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Bliken, i ka bërë thirrje Izraelit që të bëjë gjithçka për të mbrojtur civilët në luftimet në Gaza dhe të sigurohet se do të marrin ndihmë humanitare.

Ushtria izraelite ka vazhduar me operacionin tokësor për të rrethuar qytetin e Gazës dhe qëllimi kryesor është shpartallimi i militantëve të Hamasit.

Mirëpo që prej 7 tetorit, kur nisi lufta, ka pasur shqetësime se më së shumti do të pësojnë civilët.

Sekretari amerikan ka porositur se duhet më shumë angazhim për të mbrojtur civilët në këtë luftë, që vetëm në Gaza ka lënë të vrarë më shumë se 9 mijë palestinezë.

“Duhet të bëjmë më shumë për të mbrojtur civilët palestinezë. E kemi bërë të qartë se teksa Izraeli kryen fushatën ndaj Hamasit, si e bën këtë ka rëndësi, ka rëndësi, sepse është e jashtëligjshme ta bësh”, ka deklaruar Blinken.

Ka thënë se pamjet nga Gaza janë të rënda.

“Kam parë pamjet e fëmijëve palestinezë, të rinj, që nxirreshin nga rrënojat. Kur shikoj në sytë e tyre, shoh fëmijët e mi”, ka thënë ai.

Gjithashtu janë ngritur shqetësime se lufta me Hamasin do të nxitë luftimet në frontet e tjera. Ushtria izraelite ka shkëmbyer zjarr me militantët e Hezbollahut në kufi me Libanin.

Hezbollahu, grup militant që përkrahet nga Irani, ka sulmuar pozicionet izraelite me dronë dhe mortaja.

Lufta me Hezbollahun do të ishte më e rrezikshme si për Izraelin ashtu dhe Libanin. Hezbollahu është më i fuqishëm se Hamasi dhe llogaritet se ka arsenal me 150 mijë raketa, disa prej tyre me kapacitet për të sulmuar në territoret më të thella në Izrael.

Izraeli ka kërcënuar se do të sulmojë Libanin nëse nis lufta e plotë. Në këtë luftë do të rrezikonte të përfshihej Irani që përkrah Hamasin dhe Hezbollahun.

Ministria palestineze e Shëndetësisë ka raportuar për 23 mijë të plagosur nga bombardimet.

24 ushtarë izraelitë janë vrarë në Gaza që nga nisja e operacionit tokësor.

Video nga Paradoks

“Jemi dëshmitarë të fenomenit të eskortave”: Kirurgu plastik pyetet për operacionet plastike te vajzat shqiptare, flet mbi arsyet

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci