Të fundit

Tahirsylaj paralajmëron qytetarët: Qëndroni në shtëpi, erërat janë të fuqishme

Erërat e fuqishme të cilat kanë përfshirë të premten rajonin e Dukagjinit, kanë shkaktuar disa dëme materiale në qytetin e Deçanit.

Për këtë arsye profesori i meteorologjisë, Sylë Tahirsylaj në Radio Dukagjini ka apeluar te qytetarët që të qëndrojnë në shtëpi.“Qytetarët le të qëndrojnë në shtëpi. Rrezik nuk ka, por dëme do të ketë sepse erërat janë të fuqishme. Në fundjavë temperaturat do të jenë akoma më të ulëta. Ato do të arrijnë deri në 16 gradë Celcius”, ka thënë Tahirsylaj.

Ndryshe, erërat e fuqishme kanë përfshirë edhe Shqipërinë dhe disa vende të Evropës Perëndimore, ku deri tani janë shënuar disa viktima.

Video nga Paradoks

Kirurgu plastik komenton ndërhyrjet estetike te politikanët – ka një rekomandim për Kurtin: “Vetulla i është leshu poshtë, duhet ta bëjë një ndërhyrje”

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci