Është hera e gjashtë, që deputetë nga opozita mbesin kështu.
Ata u thirrën në Komisionin për Rezerva Shtetërore, por mbeten ende pa filluar punën.
Kjo pasi që edhe këtë të premte ky komision mbeti pa u konstituuar.
Shkak ishte mungesa e deputetëve të pozitës , andaj kryetari i këtij komisioni nuk pati zgjidhje tjetër.
“Ata po e bojkotojnë vetëm këtë komision asnjë tjetër.“
Duket se mungesën e deputetëve opozitarë përsëri e kishte parandjerë Pal Lekaj.
Andaj, i njëjti kishte edhe një aksion simbolik.
Kështu veproi tek secili.
Kritika pati edhe deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, madje pati edhe një propozim.
“Propozimi im është që ky komision ta ftoj ministren Rozeta Hajdari për një seancë dëgjimore, që kjo të na shërbejë ne që të shohim se çfarë të përfshijmë në planin e punës”.
Mungesën e deputetëve të pushtetit, opozitarët po e konsiderojnë ikje nga e vërteta.