Të fundit

Nitaj për Kurtin: Është në hall të madh, shpresat i ka te Vuçiqi mos po i bjen pishman për marrëveshje

Sekretari i Përgjithshëm i AAK-së, Muharrem Nitaj, ka komentuar fjalimin e sotëm të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në Kuvend për Asociacionin.

Nitaj përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se kryeministri Kurti shpresat i ka tek presidenti serb, Aleksandër Vuçiq.

“Kryeministri krejt shpresat i ka mbështetur tek presidenti i Serbisë, se mos ai do t’i bije pishman për marrëveshje dhe të thotë, “A ju kam thënë se nuk e kam pranuar”!
Dmth shpreson se dështimi do të jetë shpërtimi”, ka shkruar Nitaj.

Postimi i plotë:

Dhe e ka pranuar marrëveshjen dhe nuk e ka pranuar.
Dhe nuk është në kundërshtim me Kushtetutën dhe për këtë punë vendos Gjykata.
Dhe u ka dhënë fjalën pesë emisarëve se nuk do t’i bëjë publike detajet dhe ka 6-7 orë që flet për Asociacionin në institucionin më të lartë në vend dhe nuk e thotë asnjë fjalë për përmbajtjen.
Edhe thotë se Asociacionin e ka trashëguar nga marrëveshja e vitit 2013-2015 edhe thotë se Asociacioni që e ka pranuar vet, është tjetër nga ai i vitit 2013-2015 edhe është shumë më i mirë!
E ka ofruar nënshkrimin e tij, por thotë se nuk e ka pranuar, sepse Serbia nuk e do Asociacionin.
Dmth Kryeministri krejt shpresat i ka mbështetur tek presidenti i Serbisë, se mos ai do t’i bije pishman për marrëveshje dhe të thotë, “A ju kam thënë se nuk e kam pranuar”!
Dmth shpreson se dështimi do të jetë shpërtimi!
Sot e pashë që Kryeministri është në hall të madh dhe për fat të keq opozita po ia bën edhe më të madh këtë hall, madje edhe ata, partitë të cilëve me kohë janë pajtuar me Asociacionin.
Por fajin më të madh e ka vet kryeministri, sepse fjalë të madhe ka shti peng!
Kaq u kuptua, që është në hall të madh!

Video nga Paradoks

Kirurgu plastik komenton ndërhyrjet estetike te politikanët – ka një rekomandim për Kurtin: “Vetulla i është leshu poshtë, duhet ta bëjë një ndërhyrje”

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci