Të fundit

Guvernatori Ismaili pritet nga Osmani, e njofton presidenten për zhvillimet në sistemin financiar

Presidentja Vjosa Osmani e ka pritur në takim Guvernatorin e Bankës Qendrore të Kosovës, Ahmet Ismaili.

Ismaili e ka njoftuar Osmanin mbi zhvillimet e fundit në sistemin financiar dhe mbi punën dhe aktivitetet e bëra në BQK.

“Në këtë takim, Guvernatori Ismaili dhe Presidentja Osmani kanë diskutuar edhe aspekte të koordinimit ndërinstitucional ndërmjet institucioneve kushtetuese, duke përfshirë edhe procesin e anëtarësimit në Këshillin e Byrosë, institucioni përgjegjës për Kartonin e Gjelbër për automjete”, thuhet në kumtesë, përcjell KlanKosova.tv.

Në këtë takim ata kanë folur edhe për objektivin për përfshirje financiare, digjitalizimin e shërbimeve bankare dhe përkrahjes së ekonomisë së vendit, me nisma tjera që lidhen me bankimin e qëndrueshëm dhe të përgjegjshëm.

Video nga Paradoks

Bajrami për tenderët njëburimorë: Hajni, nuk di si ta quaj ndryshe

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci