Të fundit

Gjykimi për aktakuzën e ngritur më 2007 për krim të organizuar dhe vepra tjera penale, propozohen si dëshmitarë dy policë

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë është mbajtur shqyrtimi gjyqësor në të cilën është aprovuar propozimi i prokurores speciale Merita Bina-Rugova që në cilësi të dëshmitarit të ftohet dy zyrtarët policorë Zijadin Hasani dhe Visar Pacolli me arsyetimin se ata ishin të inkuadruar në hetimin e këtij rasti.

Aktakuza në këtë rast ishte ngritur me 20 korrik 2007 ndaj Driton Konushevci, Valton Isufi, Shkumbin Kadriu, Valdrin Gërbeshi, Burim Murati, Edmond Gashi, Artan Prebeza, Sadullah Behluli dhe Mimoza Beqiri, Klodiana Rokës, e në bashkëkryerje edhe me dy të akuzuar në arrati Qëndrim Dobruna e Edon Bajrami. Sipas aktakuzës, qëllimi i këtij grupi kriminal ishte sigurimi i pin-kodeve të xhirollogarive bankare të qytetarëve nga shtetet e ndryshme duke arritur të hakonin këto pin-kode dhe duke përfituar dobi pasurore jashtëligjshëm deri në vlerën prej 198 mijë e 454 euro.

Paraprakisht mbrojtësi i të akuzuarit Valdrin Gërbeshi, avokati Ramiz Krasniqi tha se si mbrojtës të të akuzuarve nuk ka njohuri për përgatitjen profesionale të dëshmitarëve Hasani dhe Pacolli, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Kurse mbrojtësi i të akuzuarit Driton Konushevci, avokati Mentor Neziri ka kundërshtuar propozimin për dëshminë e dy dëshmitarëve pasi nuk dihet se për çfarë do të dëshmojnë ata.

Tutje, mbrojtësi i të akuzuarit Shemsedin Piraj ka deklaruar se nuk ka nevojë të procedohet tutje me dëgjim të dëshmitarëve pasi që tashmë palët e dëmtuara “Raiffaisen” dhe “Procredit Bank: janë deklarua se nuk ndihen të dëmtuara.

Dhe krejt në fund mbrojtësi i të akuzuarës Klodiana Rokës, avokati Betimi Shala tha se me propozimi për dëgjimin e dy dëshmitarëve nga ana e prokurorisë po del të jetë si fazë e hetimit.

Më pas trupi gjykues nxori aktvendim përmes të cilit u aprovua propozimi i prokurorisë për dëgjimin e dy dëshmitarëve Hasani dhe Pacolli.

Gjithashtu me të filluar shqyrtimi gjyqësor, kryetarja e trupit gjykues, gjykatësja Fatime Dermaku tha se tashmë palët e dëmtuara kanë deklaruar se nuk ndihen të dëmtuar në këtë proces gjyqësor.

Gjithashtu në këtë seancë pati përplasje midis prokurores Bina-Rugova dhe mbrojtësve të të akuzuarve pasi që prokurorja iu tha të akuzuarve se çështja nuk është zgjidhur nga vitit 2007 pasi që të akuzuarit kanë qenë në arrati.

Mirëpo mbrojtësit e të akuzuarve e kundërshtuan në tërësi duke thënë se një deklarim i tillë është i pavërtetë.

Lidhur me atë se përse nuk është gjykuar ende ky rast mbrojtësit e të akuzuarve kishin deklaruar se ishin ndërruar shpesh trupi gjykues dhe prokurori i rastit andaj është ardhur deri te kjo vonesë.

Ndryshe, në këtë rast për krim të organizuar lidhur me vepra të tjera penale akuzohet edhe Edmond Gashi dhe Artan Perbez mirëpo gjykata ka veçuar procedurën penale ndaj tyre, konkretisht ndaj Gashi për shkak të gjendjes shëndetësore kurse për Perbezen pasi që gjendet në paraburgim në Shqipëri.

Po ashtu ndaj për Koushevcin është arritur parashkrimi absolut për veprën penale të posedimit të narkotikëve dhe për armëmbajtje po ashtu është arritur parashkrimi absolut për Isufin dhe Prebezën.

Të akuzuarit ngarkohen për “krim i organizuar”, “hyrja në sistemet kompjuterike”, “lëshimi i ceceve pa mbulesë ose të rreme dhe keqpërdorimi i kartelave të bankës apo kredit” , “pastrimi i parave”, “ndihma”, ndaj Konushevci edhe vepra penale “blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve të rrezikshëm dhe e substancave psikotropike”, dhe po ashtu Isufi dhe Perbeza edhe për veprën penale “mbajtja në pronësi, në kontroll, në posedim ose shfrytëzim të paautorizuar të armëve” nga neni 328, par 2 të KPPK-së.

Video nga Paradoks

Intervistë ekskluzive: Valdet Zekaj rrëfen në detaje ngjarjen e Kumanovës

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci