Vajza e Jakup Krasniqit, Gresë Krasniqi, ka bërë një shkrim për babin e saj, që është duke u mbajtur në paraburgim në Hagë, që tri vjet.
Krasniqi potencoi se ‘në këto tre vite padrejtësi, nuk u mësuam me mungesën tënde por u bëmë të fortë’, transmeton Klankosova.tv.
“Kaluan tre vite sikur në ferr e se kisha besuar asnjëherë se parajsa ime do të ishte një dhomë e vogël dhe e zymt e fshehur pas 12 dyersh të hekurta”, shkroi Gresë Krasniqi.
“Aty festuam ditëlindje, suksese, fejsa e martesa. Në po atë dhomë e more lajmin se do të bëhesh gjysh për herë të parë. Altini po bëhet baba! Aty kemi qarë e kemi qeshur, na recitoje poezi e luajtem me karta”.
“Biseduam aq shumë për jetën tënde! Çuditërisht edhe ajo piktura e varur në mur, duket aq e bukur në çdo vizitë që kalojmë bashkë”.
“Ne këto tre vite padrejtësi, nuk u mësuam me mungesën tënde por u bëmë të fortë. Në këto tre vite padrejtësi, liria jone kishte vetem një emer: Jakup Krasniqi”.