Të fundit

Vitia: Në këtë ditë të bukur vjeshte me mot të mirë, ushtrova të drejtën e votës

Ish-ministri i Shëndetësisë dhe kandidati i Vetëvendosjes për kryetar të Prishtinës, Arben Vitia ka shfrytëzuar të drejtën e tij për të votuar për kryetar të komunës dhe Kuvend Komunal.

Vitia ka votuar rreth orës 9 në shkollën “Ali Sokoli” në kryeqytet.

“Në këtë ditë të bukur vjeshte me mot të mirë sapo ushtrova të drejtën e votës. Pas një fushate të gjatë dhe fer nga kandidatët sot është një ditë shumë e rëndësishme për demokracinë. I ftoj qytetarët që të dalin sa më masivisht në këto zgjedhje, sepse sa më shumë që dalin aq më i fortë është verdikti i qytetarëve. Falenderoj institucionet dhe të gjithë ata që po punojnë në këtë ditë të dielë. Qoftë kjo një ditë e mbarë për Kosovën”, ka thënë Vitia për Klan Kosova.

Ndryshe, Vitia ka dhënë dorëheqje nga posti i ministrit të Shëndetësisë për të kandiduar për të parin e kryeqytetit.

Video nga Paradoks

Duda Balje komenton kolegët deputetë, tregon edhe analistin e saj të preferuar

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci